Çfarë është testi i shpejtësisë nPerf? Si punon ?
Bitrate e shkarkimit
Tregon sasinë e të dhënave që lidhja juaj mund të marrë në një sekondë nga serveri nPerf. Sa me e larte vlera e matur, më i mirë është bitrate i lidhjes suaj.
Birtate e ngarkimit
Tregon sasinë e të dhënave që lidhja juaj mund të dërgojë në serverin e nPerf brenda një sekondi. Sa më e madhe vlera e matur, më e mirë është bitrate e lidhjes suaj.
Latency (ping)
Tregon vonesën që një paketë e vogël e të dhënave kërkon të bëjë një udhëtim të dy anshem nga kompjuteri juaj në serverin nPerf. Sa më e shkurtër vonesa, aq më reaktive është lidhja juaj.
nPerf kualifikon me saktësi performancen e lidhjes tuaj të internetit.
Ky test i shpejtësisë mbështetet në një algoritëm ekskluziv duke ju lejuar të matni me saktësi bitrate te shakrkimit, bitrate te ngarkimit dhe latencen e lidhjes tuaj.
nPerf përdor një rrjet të serverëve të dedikuar në të gjithë botën, i cili është i optimizuar për të dhënë bitrate të mjaftueshme për të ngopur lidhjen tuaj, në mënyrë që ne të mund të matim bitrate e saj me saktësi.
nPerf testi i shpejtësisë është i kompatibil me të gjitha lidhjet me brez të gjerë dhe celular: ADSL, VDSL, kabllo, fibër optike FTTH / FTTB, satelit, wifi, wimax, celulare 2G / 3G / 4G (LTE), 5G.
Testi i shpejtësisë nPerf është hartuar nga entuziastët e telekomit për t'ju mundësuar që të matni me saktësi shpejtësinë e lidhjes tuaj në internet me lehtësi, vetëm me një klik! Oh ... dhe ky test i shpejtësisë është absolutisht pa reklama! Shijojeni… dhe nëse ju pëlqen, përhapni fjalën :)